Në kuadër të programit të trajnimit për VATS, në Klinikën e Kirurgjise Torakale janë realizuar tri operacione të asistuara me ekspertët nga Turqia.
Bëhet e ditur se me aparaturën e VATS ndërhyrja është më cilësore dhe më e sigurt, si dhe zvogëlohet mundësia për infeksione, kurse përshpejtohet koha e rehabilitimit të pacientit.
Vlen të theksohet se me këto operime të fundit, buxhetit të Kosovës i janë kursyer rreth 100 mijë euro.
Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, thotë se janë në fazën intesive të trajnimeve për VATS.
Sipas tij, e veçanta e kësaj pune është se në në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po kryhen operime, me asistim dhe përkrahje të ekspertëve ndërkombëtarë.
Një ekip i kirurgëve torakalë ka qëndruar në Budapest të Hungarisë, për të asistuar mjekët atje në ndërhyrjet kirurgjikale me pajisjen e VATS.
Klinika e Kirurigjisë Torakale po synon të performojë kirurgjinë mini invazive, duke i ofruar pacientëve standardit më të lartë të trajtimit kirurgjik, shkruan Klan Kosova.
QKUK ka marrëveshje me Budapestin, Lubjanën, Sofjen dhe Stambollin për trajnim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e Kirurgjisë Torakale.