• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Hoti: Procesi i Berlinit po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë

J G nga J G
16 December 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Hoti: Procesi i Berlinit po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë
7
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur sot për Procesin e Berlinit duke thënë se për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku, duke i trajtuar të barabartë.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan për përfitimet që ka Kosova nga ky proces duke thënë se edhe pse ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën po vazhdojnë të pengojnë përfitimet që mund të ketë Kosova.

Ai tutje shkruan edhe për sfidat e Kosovës gjatë këtij procesi.

Lexoni postimin e plotë të Hotit:

  1. Rëndësia e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Procesi i Berlinit për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku, duke i trajtuar të barabartë. Kjo krijoi një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, me të vetmin qëllim që këto vende të përgatiten për tu anëtarësuar në Bashkimit Evropian. Secili samit vjetor ka vënë theksin në disa çështje të caktuara, por komponenti më i rëndësishëm është “Agjenda e Konektivitetit” në transport dhe energji, që më vonë u zgjerua edhe në rini dhe ekonomi. Gjermania përcaktoi bazën për të drejtat themelore. Pastaj, Austria u fokusua në mosmarrëveshjet bilaterale, emigracionin dhe në shoqërinë civile. Franca u mor me trajnimet profesionale dhe shkëmbimin e të rinjve. Italia u koncentrua në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

  1. Përfitimet që ka Kosova në këtë proces

Ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, si dhe pjesëmarrje në projekte si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimorë. Në Berlin, Vjenë dhe Paris, Kosova u paraqit me fusnotë, por jo në Trieste, që hapë rrugën për tu kthyer në praktikë. Kosova iu bashkua Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Kosova është nënshkruese e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i kësaj zyre është nga Kosova. Nëpërmjet Procesit të Berlinit, Kosova i përmbush disa nga detyrimet që burojnë nga MSA-ja, në veçanti sa i përket fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën po vazhdojnë të pengojnë përfitimet që mund të ketë Kosova.

  1. Sfidat e Kosovës gjatë këtij Procesi.

(i) Sfidat e brendshme: Paqëndrueshmëria e brendshme politike në Kosovë, në veçanti për shkak të zgjedhjeve të shpeshta, e ka shmangur fokusin e institucioneve nga agjenda e integrimin evropian, përfshirë edhe Procesin e Berlinit. Institucionet e dobëta politikisht në dy vitet e fundit kanë rezultuar me planifikim dhe koordinim të dobët të politikave euro-integruese. Procesi i Berlinit duhet të shihet përtej projekteve infrastrukturore, pasi ky proces përfshin një gamë të gjerë çështjesh që janë pjesë integrale e Procesit të Berlinit, si mosmarrëveshjet dypalëshe, reformat politike dhe demokratizimi. Kosovës i duhet strategji nacionale dhe konsensus i gjerë për këtë proces për të maksimizuar përfitimet, si ekonomike ashtu edhe ato politike.

(ii) Sfidat e bashkëpunimit rajonal: Kosova përballet me sfida në çdo bashkëpunim rajonal, përfshirë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit. Bashkëpunimi rajonal zakonisht i fsheh mosmarrëveshjet bilaterale, dhe Kosova vuan më së shumti për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Këto mosmarrëveshje ngritin dyshime në suksesin e gjithë procesit. Me gjasë për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, Kosova është i vetmi shtet që është pjesë e Procesit të Berlinit, por pa asnjë seli të organizatave rajonale. Partneriteti në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë po bën që Serbia të shmang zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën. Kosova nuk duhet të vihet nën hijen e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

(iii) Sfidat për shkak të dinamikave të brendshme të BE-së: BE-ja po kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të punojnë së bashku në zgjidhjen e çështjeve rajonale, posaçërisht normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Por, ky lloj normalizimi tejkalon Ballkanin Perëndimor, pasi duhet normalizuar bashkëpunimin e Kosovës me disa nga vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovës, dy prej të cilave janë vende ballkanike./InLajmi

Tags: Ballkani PerëndimorBerliniHotiPorcesiSfida
Postimi i mëparshëm

Bajram Qerkini: Fati i të pagjeturve, plagë e rëndë e Kosovës

Postimi tjetër

Tifozët e St Etienne i vënë flakën stadiumit pasi shënoi Mbappe

Të ngjajshme Postime

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon
Politikë

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Postimi tjetër
Tifozët e St Etienne i vënë flakën stadiumit pasi shënoi Mbappe

Tifozët e St Etienne i vënë flakën stadiumit pasi shënoi Mbappe

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu