Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, këtë vikend është duke e kaluar në Gjermani.
Ai ka vizituar portin e Hamburgut, ku ka ndaluar që të bëj edhe një fotografi, duke treguar se pikërisht në këtë vend para më shumë se 46 vitesh ka bërë punë të rënda fizike, për t’i financuar studimet e tij.
Postimi i plotë i tij:
Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi!
Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.
Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.
Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës./InLajmi