Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se mbrëmë, me datë 14 dhjetor, 2019, është sulmuar një zyrtar i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli (që merret me shitjen e thëngjillit) që operon në hyrje të TC Kosova A.
Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.
Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut./InLajmi/