Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kryetari i Partisë Socialedemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi ne Facebook, duke dhënë dhe arsyet e dorëheqjes.
“Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari”.
Ahmeti më tej ka treguar se nuk do të kandidojë për asnjë pozitë tjetër në këtë parti.