Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti përmes një postimi në Facebook ka ironizuar LVV-LDK për vonesën që janë duke e bërë për koalicion.
Hoti ka thurur vargje me këngen e këngëtares Elvana Gjata “Me tana” e cila është pjesë e festivalit RTSH, shkruan InLajmi.
Ai në vargjet e poezisë thotë se kryetari i VV-së, Albin Kurti ia dedikon këtë këngë kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili në vargje ka ironizuar Kurtin i cili e quante dikur Mustafën “Argat i Serbisë”.
”Albini ia dedikon LDK’së këngën “Me tana”
Ti kam fal ty me tana
Me tana, o me tana
Argat t’Serbisë nuk ka
O jo, argat më nuk ka?
A ma thua edhe sa
Duhet të pres për një “u ba”
Ta di, koalicioni a është t’u u ba
Ti kam fal ty me tana
Me tana, o me tana
Argat t’Serbisë nuk ka
O jo, argat më nuk ka
Shpirt ti më je se përkrahjen ma jep
Nëse Vjosë nuk je, të gëzoj a kam arsye
Vetëm ti je, vetëm prej teje
Sytë më shkëlqejnë si miliona yje
Agimin ndale ndale
Koalicionin mos ta ndale ndale
Thuaji me ngadale, ndale
Na na na na na
A ma thua edhe sa
Duhet të pres për një “u ba”
Ta di, dua ta di dhe sa
Ti kam fal ty me tana
Shpirt ti më je se përkrahjen ma jep
Se ka ditë e netë që Isa i gjallë s’bahet
Harroj botën më mbyt mërzia
Nuk ta bën askush ç’ka të bën Agim Velija
Agimin ndale ndale
Koalicionin mos ta ndale ndale
O aman ndale ndale
Na na na na na
A ma thua edhe sa
Duhet të pres për një “u ba”
Ta di, dua ta di dhe sa
Ti kam fal ty me tana”, shkruan Hoti./InLajmi/