Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës, shkruan Reporteri.
Ai ka bërë të ditur që sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.