Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, njëherësh kryetari i Partisë Euroatlantike ka publikuar tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje i cili tha se po spekulohet që do të udhëheqin tri ministri në Qeverinë e re.
Tre emrat që ka publikuar Zeka në rrjetin e tij social Facebook janë, Albulena Haxhiu, Arben Vitia dhe Besnik Bislimi.
Postimi i tij i plotë:
Deri me tani spekulohet për këta emra te ministrave nga VV-ja
- Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë
- Arben Vitia, shëndetësi
- Besnik Bislimi, financa
/InLajmi