Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se vendi i tij i beson presidentit francez Emmanuel Macron ku i ka shprehur mirënjohje Francës për mbështetje që i ka dhënë Serbisë në rrugën evropiane.
Ai tutje me ministren franceze të Mbrojtjes, Florence Parly ka thënë se Serbia nuk po merr pjesë në një fushatë pothuajse të orkestruar kundër Macronit mbi disa vendime të BE-së, përkatësisht vendimin për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit në bllok të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, shkruan Klan Kosova.
Ai theksoi se kur bëhet fjalë për një metodologji të re në procesin e zgjerimit të BE-së të iniciuar nga Franca, i mbetet Serbisë të pres dhe se është i bindur që presidenti francez Emmanuel Macron nuk do ta harrojë Serbinë ose nuk do ta lërë atë vetëm.