Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka përkujtuar shokun e banës Rifat Mziun.
Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se Rifat Mziu është vrarë së bashku me Mujë Krasniqin, në një prit të organizuar 21 vjet më parë, nga policia dhe ushtria serbe.
Mziu, ishte anëtar i Kryesisë së forumit rinor, dega e LDK-së në Skenderaj.
“Rifati ishte shoku im i bankës në shkollën e mesme ishte gjithashtu profesori i Kimisë në Drenas dhe në vitin 1997 e la ditarin dhe mu bashkua mua e rroku pushkën”, theksoi ai.
“Lavdi dëshmorëve të Kombit, lavdi jetës dhe veprës së Rifat Mziut”, përfundoi Geci.
Shkrimi i plotë nga Gani Geci:
Sot 21 vjet më parë në kufirin Shqiptaro-Shqiptar u vra Rifat Mziu bashkë me Mujë Krasniqin e të tjerë.
Rifati ishte shoku im i bankës në shkollën e mesme ishte gjithashtu profesori i Kimisë në Drenas dhe në vitin 1997 e la ditarin dhe mu bashkua mua e rroku pushkën.
Rifati ishte anëtar i kryesisë së forumit rinor dega e LDK -së në Skenderaj.
Fotoja e tret është bë në odën tonë në vitin 1990 pas kuvendit te parë të forumit Rinor të LDK-së dega Skenderaj të mbajtur në fshatin Turiqevcë, në këtë foto jemi të gjithë anëtarët e kryesisë të zgjedhur në ketë kuvend bashkë me ne edhe kryetari Adem Dërguti i cili në viti 1991ishte në ushtrime ushtarake në Shqipëri bashkë me komandantin legjendarë Adem Jashari nën organizimin e LDK -së.
Ne vitin 1998 u arrestua ne Likovcë dhe iu morë arma, me intervenimin tim ai u lirua, ai nuk u ndalë te luftoj për liri dhe prapë shkoj në Shqipëri për armatim dhe duke u kthye në kufi me shumë shokë tjerë ranë në një pritë ku u vranë shumë nga ta.
Se si ranë në pritë duke hy në Kosovë dhe u vranë aq shumë ushtarë e disa edhe u zunë rob dikush është dashtë qysh moti të japë përgjegjësi.
Lavdi dëshmorëve të Kombit.
Lavdi jetës dhe veprës së Rifat Mziut.