Zyrtarja e LVV-së në KQZ, Nazile Bala, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.
Bala sqaroj se vendimi për bashkëqeverisje e cila do të bëhet e ditur nga pjesëmarrësit e takimeve për negociata.
“Sapo të ketë një marrëveshje, zyrtarët e Sekretariatit për Media dhe Komunikim, ose vetë pjesëmarrësit në takime e negociata do ta informojnë publikun dhe median. Menjëherë, saktësisht, dhe pa fshehur asgjë”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.
Postimi i plotë:
Sa i përket marrëveshjes LV – LDK për qeverinë Kurti
- Sapo të ketë një marrëveshje, zyrtarët e Sekretariatit për Media dhe Komunikim, ose vetë pjesëmarrësit në takime e negociata do ta informojnë publikun dhe median. Menjëherë, saktësisht, dhe pa fshehur asgjë.
- Raportimet e tjera nëpër media, qofshin për arritjen ose jo të marrëveshjes, qofshin për ministri të ndryshme apo emra ministrash, janë pa bazë, spekulative, shpesh edhe qëllimkëqija. /InLajmi