Ka nisur takimi në mes kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Në këtë takim që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, po merr pjesë edhe Vjosa Osmani, shkruan Periskopi.
Para takimit Mustafa ka deklaruar se nuk e di se kur do të arrihet marrëveshje, por se përpjekjet janë duke vazhduar.