Përbërësit:
1 pulë (bën edhe mish qingji apo viçi)
2-3 lugë gjelle gjalpë
5 lugë miell misri
3 lugë miell gruri
500 ml kos
300 ml ajkë
400 ml ujë me një katrorkë knorr
4 vezë
Kripë
Piper
Vegetë
Përgatitja:
Marrim pulen e pastojmë e thajmë dhe i hedhim krip e piper. E vendosim në tavë dhe e lyejmë me gjalpë. E fusim ne furrë dhe e lëmë të piqet për 1h në 180* C. Kur të piqet e heqim nga furra. Përziejmë kosin me vezët e rrahura dhe ajkën dhe 400 ml ujë, në një fertere kavërdisim miellin pastaj hedhim pak krip dhe piper, vegetë, majdanoz dhe i’a kthejmë përgatitjen e kosit, përziejmë mirë, e kthejmë në tavë dhe e fusim prapë në furrë tavën për 15 min deri 20 min.
Suzana Syla