Anësori kosovar, Edon Zhegrova është duke kaluar formë të mirë në kampionatin zviceran me Baselin, shkruan Periskopi.
Zhegrova është zgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit nëntor në futbollin zviceran.
Njëra ndër ndeshjet më të mira të tij këtë muaj ka qenë ajo kundër Young Boys, ku ylli kosovar shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur.
Zhegrova ka zhvilluar 9 ndeshje me Baselin këtë sezon duke shënuar dy gola dhe duka asistuar dy here, shkruan Periskopi.
Zhegrova është në huazim te Baseli nga gjiganti belg, Genk.