Komuna e Prishtinës ka punësuar një 23 vjeçar i cili është pjesë e Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Komuna njofton se Aldi, 23 vjeçar ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku do të mbaj evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes në orar të rregullt prej 08:00-16:00.
Komuna ka përgëzuar ndërmarrjen e “Trafikut Urban” për mundësinë që i kanë ofruar Aldit.
Postimi i tyre i plotë:
Hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi.

Aldi, 23 vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome.
Ai ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00.
Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë! /InLajmi
https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/2911515258893678