Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tashmë ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të nis takimi me liderin e LVV-së, Albin Kurti.
Takimin e sotëm në mes Kurtit e Mustafës, e ka konfirmuar vetë Kurti, i cili ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq kujtojmë që presidenti Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se më 24 dhjetor ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.