Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Për të dhënë detaje nga ky takim para mediave ka folur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Mustafa ka thënë se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por që të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet, shkruan Lajmi.
“Takimi mes dy liderëve tashmë ka përfunduar, edhe Kurti edhe Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritje e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes dy partive tona. Besoj se shumë shpejt nesër ose pasnesër nëse lejon agjenda e dy liderëve, ata do të takohen sërish”, ka thënë Mustafa.