Sot në orën 17:00 u zhvillua takimi i radhës mes Kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.
As në këtë takim nuk u arrit të harmonizohet programi qeverisës dhe të arrihet marrëveshja.
Ishte zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa i cili deklaroi se edhe në këtë takim nuk ka patur marrëveshja por theksoi se do të intensifikohen takimet mes dy liderve në ditët në vazhdim deri në arritjen e marrëveshjes.
“Takimi i nisur nga ora 17:00 ka përfunduar para pak çastesh, e gjithë ajo për çfarë janë marrë vesh është për të intensifikuar takimet deri në arritjen e marrëveshjes”, theksoi Mustafa para gazetarëve
Kujtojmë se një nga pikat kyqe të ngecjes së këtyre bisedimeve është posti i presidentit.
Ky post po kërkohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës por po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta Blic.
Ishte deputetja e VV-së Albulena Haxhiu e cila deklaroi ditën e sotme se nëse LDK insiston në postin e presidentit më mirë të shkohet në zgjedhje.