Laureatja e Nobelit, Aung Suu Kyi, e cila është udhëheqëse “de facto” e Mianmarit, ka mbrojtur vendin e saj kundër akuzave për gjenocid ndaj muslimanëve Rohingya.
Ajo mori një qëndrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër çështjes së ngritur nga vendi i vogël i Afrikës Perëndimore, Gambia. Pasi dje gjykata filloi seancën, Gambia kërkoi nga gjykata të parandalojë Mianmarin nga vrasjet e mëtejshme të muslimanëve Rohingya.
Mianmari është akuzuar për shkelje të detyrimeve të saj sipas Konventës së Gjenocidit në të ashtuquajturën “operacione ushtarake të pastrimit” kundër muslimanëve Rohingya.
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë iu tha se popullsia Rohingya kontrollohet nga urdhrat, sigurimi dhe pikat e kontrollit.
Suu Kyi fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991 për luftën e saj të gjatë për demokraci dhe qëndrimin në arrest shtëpiak për 15 vite, të imponuar ndaj saj nga junta ushtarake në atë kohë në pushtet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, ajo është kritikuar për heshtje ndaj akuzave për krime lufte të kryera nga ushtria kundër etnisë Rohingya në vendin e saj.