Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen sërish sot pasdite.
Takimi i tyre do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, shkruan Indeksonline.
Takimi Kurti-Mustafa pritet të zhvillohet dhjetë ditë pas atij ku ishte paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës.