Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot nga Parku Inovativ në Prizren janë larguar edhe personat e fundit nga Shqipëria, që ishin strehuar aty pas tërmetit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar qytetarët për kontributin që kanë bërë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti të ardhur nga Shqipëria.
“Sot nga Parku Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar dhe ditë më parë u rikthyen edhe të strehuarit në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” në Prizren. Kësisoj u përmbyllë edhe kjo etapë e akomodimit dhe strehimit, në objektet publike. Puna në Parkun Inovativ Trajnues do të vazhdoj, në misionin që ka, zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj./InLajmi
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1500706393387103