Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat nga kjo parti për kryetar të Prishtinës.
Ai ka thënë se një vendim për kandidaturën e tij i takon partisë, por ka thënë se “s’mund të anashkalojë mbështetjen që ka marrë nga qytetarët e kryeqytetit”.
“Ky është vendim i LDK-së, jo i imi. Kudo që më sheh LDK-ja, aty jam. Jam i gëzuar për përgjegjësinë që kam marrë nga qytetarët e kryeqytetit, por s’mund të veproj jashtë orientimeve që LDK-ja i sheh. Është një fushë shumë interesante dhe përgjegjësi që mund ta anashkaloj nëse ke mbështetje të tillë nga kryeqyteti, por nuk më takon mua, por LDK-së që ka shumë alternativa brenda vetes. Një që është evidente është që Prishtinës i duhet qeverisja sa më parë, sepse s’ka një të tillë. Është larg prej të pasurit një”, ka deklaruar ai, shkruan Koha.net.
Nga rreth 29 mijë vota që mori në total në zgjedhjet e 6 tetorit, Abdixhiku kishte marrë më shumë se dhjetë mijë vota në kryeqytet.