Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se përçarja e politikës në Kosovë e ka dobësuar Kosovën dhe e ka fuqizuar Vuçiqin.
Ai ka folur kështu në një intervistë që e ka dhënë për “Debat” te RTK.
“Ne po e mohojmë nganjëherë vetveten. Unë jam befasuar, aq urrejtje brenda, jemi në gjendje të flasim edhe tri ditë të paqena, nuk e kemi guximin e ballafaqimit kur ka të bëjë me të vërtetën tonë historike. Duhet reflektim, të kthehemi nga e mira e nga e mbara, sepse ne dobësohemi. Ballafaqimi me njëri tjetrin, urrejtja, akuzat e rënda, e kanë dobësuar Kosovën e e kanë fuqizuar një Vuçiq, i cili ka qenë zëdhënës i politikës së Millosheviqit”, ka thënë ai.