Në Skënderaj një i mitur rreth moshës 17 vjeçare e ka rrëmbyer gjatë ditës së djeshme një autobus, të cilin e ka vozitur në një distancë të caktuar, duke shkaktuar një aksident që ka rezultuar me tre të lënduar dhe një veturë të dëmtuar.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
” Dje ka ndodhur aksidenti. Një person i mitur rreth moshës 17 vjeçare e ka marrë autobusin dhe ka shkaktuar aksident me tre të lënduar. Rasti është trajtuar aksident me të lënduar”.
Zahiti konfirmon se për këtë rast edhe shoferit të autobusit i është shqiptuar dënimi për kundërvajtje për masën e sigurisë së mjetit transportues, raporton Klan Kosova.
“Edhe shoferi ka marrë dënim për mos sigurimin e mjetit transportues duke mundur të hyj i dyshuari”- shtoi Zahiti.
