Sulmuesi Kastriot Rexha do të largohet nga Feronikeli pasi qëndroi një vit e gjysmë aty.
Kampioni aktual ka bërë të ditur se nuk i nevojiten më shërbimet e Rexhës, edhe pse ky i fundit ka kontratë deri në verën e vitit 2021.
Ballkani është shumë i interesuar për transferimin e Rexhës.
Megjithatë, primare për sulmuesin kosovar është fillimisht shkëputja e marrëveshjes me Feronikelin, nga e cila mund të përfitojë shumë të madhe financiare, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë, se Rexha është golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2019.