Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshjen miqësore me Suedinë me 12 janar të vitit të ardhshëm.
Me humbjet e fundit që ka pasur, Kosova nuk ka mundur të kualifikohet për kampionatin evropian “EURO 2020”, tani ajo do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjet e Play Offit të Ligës së Kombeve në muajin janar.
“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë.
Takimi zhvillohet në Doha të Katarit.
Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00”, shkruan FFK.
Në rast se fiton, Kosova do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgi – Bjellorusi në finalen e madhe, ku fituesi i saj do të sigurojë biletën për evropian./InLajmi/