Një person është vrarë pasditen e sotme në Kavajë.
Bëhet fjalë për M.Ismaili 29 vjeçar.
Viktima dyshohet se është vrarë me armë gjahu.
Autori i dyshuar Xhevdet Leçini, 60 vjeç nga Kavaja, është ndaluar nga policia.
Nderkohë viktima mësohet se ka qenë i dënuar më parë për plagosje dhe është liruar disa muaj më pare, përcjell Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori i dyshuar ka një lokal.