Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Elbasan gjatë një aksioni të Policisë së Elbasanit dhe Interpol Tirana.
Në pranga ra Shpëtim Pepa nga fshati Gradishtë i Belshit. Ai është dënuar nga Gjykata e Florences në Itali me 10 vite e 6 muaj burgim për trafik të lëndëve narkotike, transmeton TV Klan.al.
45-vjeçari Pepa u arrestua me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, ku dhe do të vuajë dënimin.