Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka disa ditë që ka zgjedhur që të publikojë thënie nga njerëz të shquar, apo nga librat e shenjtë siç janë Kurani dhe Bibla, duke i titulluar ato ‘Fjalët e shenjta’.
Edhe mëngjesin e sotëm, Rama nisi ditën me një thënie nga shkrimtari, Naim Frashëri.
“Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej”, ishin fjalët e zgjedhura të Frashërit nga Edi Rama.
“FJALËT E SHENJTA
Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët”, shkroi ai tutje./InLajmi