Valentina Elshani tashmë është ndër nuset më të njohura për publikun kosovarë.
Ajo është dizenjatore e modës, gjithashtu punon edhe në shkollë si mësimdhënëse.
Valentina u bë e njohur pas martesës së saj me një djalë të quajtur Mahmut Tarashaj, i cili nga një aksident mbeti me aftësi të kufizuara.
Marrëdhënia e tyre është komentuar mjaft shumë nga mediet, si një shembull i asaj se dashuria nuk njeh kushte, ligje as rrethana. Kush e jeton atë e shijon natyrshëm.
Valentina sot ka postuar një foto personale, ku shihet në krah të bashkëshortit të saj. Dizajnerja e modes, që njëherit është shndërruar në një nga nuset më të famshme në Kosovë.
Foton e ka shoqëruar me mbishkrimin “Qetësia e shpirtit”./InLajmi