Policia e Kosovës ka njoftuar se një viktimë femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.