Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, më në fund ka reaguar pas akuzave dhe deklaratave të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës po ashtu dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Abazi përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të kenë kujdes për “deklaratat që helmojnë pusin ku të gjithë jemi të detyruar të pimë ujë”.
“Ndonjëherë edhe kërkim falja dhe tërheqja për t’i lëshuar vend zgjidhjes, duhet të shihet si opsion e vlerë në jetën tonë publike”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
Të përballur me të keqën e 20 viteve dhe gjendjen në të cilën jemi si vend, nuk duhet harxhuar edhe një gram energji e as një sekondë kohë për të qenë bashkëfajtor me ata që e krijuan këtë gjendje e që nuk u votuan më, për stërzgjaten e vuajtjeve prej së cilave çdo i dyti dëshiron të largohet.
Kujdes deklaratat që helmojnë pusin ku të gjithë jemi të detyruar të pimë ujë. Përmbajtja nga deklarimet e panevojshme, është ushqim për rezultatin e duhur përfundimtar. Ndonjëherë edhe kërkim falja dhe tërheqja për t’i lëshuar vend zgjidhjes, duhet të shihet si opsion e vlerë në jetën tonë publike. /InLajmi