Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilloi një takim me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Në këtë takim rëndësi të madhe kishin procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor e ajo më kryesorja nisja negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
Më tutje, ai dhe Josep Borrell u thelluan në bisedat për prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.
Cakaj nuk e harron edhe Kosovën ai lobon për liberalizim të vizave edhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë!”
Postimi i tij i plotë:
Në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell
Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë!
Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më pare! /InLajmi