Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre ka thënë se është aktive në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të koalicionit qeverisës.
Një fotografi u përhap shumë nëpër rrjete sociale, të premten. Në të shtrohet një pyetje, se ku është kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit.
E, kësaj pyetjeje, i është përgjigjur vetë Vjosa Osmani.
Kohëve të fundit në pah dolën edhe shumë deklarata për zbehje të rolit të Vjosa Osmanit, brenda LDK-së.
Por, sipas saj, gjithë këto deklarata kanë vetëm një qëllim.
Osmani ka deklaruar se është e përfshirë në çdo detaj të dy palëve për mundësinë e krijimit të një koalicioni qeverisës.
Nënkryetarja e LDK-së arsyeton pozicionin e kësaj partie karshi diskutimit për postin e presidentin me partinë që e drejton Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje.
Gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë thotë se nuk ka fort rëndësi se kush, cilën ministri merr. Për të, dymbëdhjetë ministritë janë të rëndësishme.
Ndërkohë, ajo shprehet e bindur se koalicioni VV-LDK do të ndodhë, shkruan Gazeta Express.
Prandaj, sipas saj, komunikimi i vazhdueshëm mes dy subjekteve politike asnjëherë nuk është ndalur.