Avokati Tomë Gashi, i cili është përfaqësues juridik i viktimave të Masakrës së Reçakut, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook bëri të ditur se ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç.
“Më 05.12.2019 në cilësinë e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq me dashje ka nxitur dhe ka përhapur publikisht urrejtje, përçarje në mes të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës” ka shkruar Gashi në padinë e ngritur ndaj Vuçiqit.
Ai më tutje ka bërë me dije se sipas nenit 147 të kodit penal të republikës së Kosovës, Vuçiq ka kryer veprën penale për nxitjen e urrejtjes, përçarje kombëtare, fetare.
Postimi i plotë
“KALLËZIM PENAL KUNDËR PRESIDENTIT TË SERBISË
ALEKSANDAR VUÇIQ VEPREN PENALE TË NXITJES SË URRETJËS, PËRQARJËS OSE MOS DURIMIT KOMBËTAR, RACOR, FETAR APO ETNIK NGA NENI 147 TË KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ka shkruar Avokati Gashi.