Ish deputeti Korab Sejdiu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më shumë se 400 mijë votues që i besuan projektit VV-LDK nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjella të nivelit adoleshent.
“Mblidhni mend”, ka shkruar Sejdiu, duke ju drejtuar të dy partive që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për formimin e Qeverisë.
Postimi i plotë i tij:
400,000+ votues që i besuan projektit VV-LDK nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjella të nivelit adoleshent, por veprime të menjëhershme dhe progres të pavonuar për Kosovën.

Mblidhni mend!