Kosova do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në Shkup në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve, e vlefshme për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.
Kosova kishte ecuri të mrekullueshme si në Ligë të Kombeve, ashtu edhe në eliminatoret për Evropian, por dështoi të fitonte në dy ndeshjet vendimtare.
Nga ana tjetër, edhe Maqedonia e Veriut u rendit e treta në kualifikueset për Kampionat Evropian dhe ashtu si Kosova, kualifikimin në eventin më të madh evropian, do ta kërkojë përmes Ligës së Kombeve.
Maqedonasit patën një vit stabil, ku në 10 ndeshjet e zhvilluara brenda këtij viti kanë arritur 4 fitore 4 humbje dhe dy barazime.
Fitoren më të thellë e patën ndaj Letonisë me rezultat 3:1, ndërsa humbjen më të madhe e pësuan ndaj Austrisë me rezultat 1:4.
Nga këto 10 ndeshje, Maqedonia e Veriut ka arritur të shënonte 12 gola ndërsa ka marrë 11, duke pasur një gol dallim prej +1 gol, përcjellë Indeksonline.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut do ta luajnë ndeshjen e tyre gysmëfinale më 26 mars të vitit 2020.