
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka theksuar se Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.


“Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë”, ka shkruar Hasani.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të thonë në cdo institucione ndërkombëtar të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë, dhe se duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia serbe./InLajmi/
