Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flokët, gjatë periudhës kur shqiptari ishte i lënduar, kështu raportojnë mediat zvicerane
Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e Merseyside të mërkurën mbrëma në ‘Anfield’.
Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor në puplën e këmbës.
Gjëja tjetër që ra në sy ishin flokët.
28-vjeçari u shfaq në fushë me një pamje të re, transmeton literal media.
Sipas mediave zvicerane, Shaqiri ka mbjellur flokët dhe këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë sot me dikur më pare.