Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës deklaroi se nafta e importuar në Kosovë është cilësore.
Në një intervistë në Syte 7 ai ka folur rreth kontrollimit të cilësisë së naftës nga Dogana e Kosovës.
“Kemi pas shumë sfida në momentin kur është marrë vendimi për t’ju bartur Doganës së Kosovës kompetencat për kontrollin e cilësisë së naftës – është dashur të ngrisim nivelin e laboratorit. Ne besojmë që cilësia e naftës prej momentit kur është duke e kontrolluar dogana është rritë”.
“Cilësia e naftës është mjaft e mirë në baze të analizave qe i bën laboratori. Kemi has në dërgesa qe janë kthyer mbrapa, por jemi në parametra të kontrollit”.
Stavileci gjithashtu diskutoi për procesin e bashkimit të Doganës së Kosovës me Administratën Tatimore të Kosovës.
Ai tha se kanë shikuar mundësitë e bashkimit të këtyre dy administrative, mirëpo ende nuk janë ndërmarrë hapa drejt finalizimit.
Sa i përket periudhës njëvjeçare të taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, Stavileci tha se importi nga këto vende ka rënë mbi 99% ndërsa produktet janë zëvendësuar nga vende të tjera.