Përbërësit:
1 kg patate,
100 gr gjalpë,
½ gotë ajkë të thartë,
4 të verdha vezësh,
100 gr kaçkavall,
kripë.
Patatet e qëruara zihen me pak kripë, kullohen mire dhe shtypen ose kalohen në site. Shtohen gjalpi, vezët e tundura, ¾ e kaçkavallit, ajka dhe sipas nevojës kripë. Masa përzihet mire dhe derdhet në enë të lyer me yndyrë ku do të shërbehet. Mbi I hidhen kaçkavalli i mbetur, disa copëza gjalpi dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur 15 minuta, gjersa të shkrihet djathi. Shërbehet e nxehtë si garniturë me mish të pjekur.
Recetë nga Ceka