• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë po dëmton seriozisht shëndetin

J G nga J G
3 December 2019
në Libri
0 0
0
Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë po dëmton seriozisht shëndetin
2
SHPERNDARJE
59
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fitim Uka, përmes një shkrimi në rrjetin e tij Facebook ka reaguar në lidhje me publikimin e rezultateve të testit PISA, ku Kosova është shumë keq sipas shumicës së vlerësimeve.

Psikologu tha se sistemi jonë arsimor dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin si dhe dëmton potencialin e tyre akademik.

“Duhet të stimulohen nxënësit për të nxënë dije, njohuri, shkathtësi dhe kompetenca dhe jo nota, që shpërblejnë të mësuarit mekanik”, theksoi ai.

Postimi i tij i plotë:

“Meqë arsimi u bë lajm në Kosovë (si rrallëherë), meqë të gjithë folën, disa fjalë për rezultatet e PISA…

E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, shkolla jonë (sistemi ynë arsimor) dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin, shkatërron kuriozitetin e nxënësve dhe lëndon potencialin e tyre akademik. Si rezultat i kësaj qasjeje të mbrapshtë, ne renditemi të parët për nga fundi në testin e PISA (që një pjesë konsiderueshme e qindra ministrave, zv/ministrave, këshilltarëve të MASHT i referohen me “PIZA”, sepse aty e kanë mendjen, te zhvatja për të mbushur barkun) dhe ja tek bëhemi lajm.

Përgjegjësi kryesor për këtë turp, është Ministria e Arsimit me tufën e madhe të injorantëve që kanë udhëhequr për shumë vjet. E mjerë dhe e gërditshme është përpjekja e tyre, që të “formojë një komision, i cili realizon teste pilot në të gjitha shkollat e Kosovës dhe kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA”. Pra, nxënësit e dobët, që kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit, duke u mbështetur në strategjitë e tyre për të kaluar klasën në shkollën fillore a të mesme, e kanë menduar që mund të ia dalin paq me testin e PISA, duke u përgatitur për të, dy javë para provimit. Medet! Madje, në kohë fushate, premtonin se do të befasoheshim me rezultatet. Sot, sinqerisht, po ndjehem i befasuar vetëm me befasinë e tyre dhe tuajën.

Tash, kur e shkatërruan totalisht arsimin në Kosovë, aq sa nxënësit tanë nuk janë të denjë as të lexojnë, është koha për llogaridhënie, për çdo cent të shpenzuar për meditjet e “komisioneve”, trajnerëve me certifikata partie dhe udhëheqësve me shkollë fillore.

Për të treguar rezultate të mira në testin PISA, arsimin nuk duhet ta mendojmë dhe trajtojmë si një investim të izoluar. Por,

  • Duhet urgjentisht të shtojmë pjesëmarrjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, aty kur vihen bazat e shkathtësive akademike,
  • (2) Duhet të përgatiten mësimdhënësit për mësimdhënie me nxënësin në qendër dhe të kontrollohet në vazhdimësi cilësia e mësimdhënies,
  • (3) Duhet të stimulohen nxënësit për të nxënë dije, njohuri, shkathtësi dhe kompetenca dhe jo nota, që shpërblejnë të mësuarit mekanik.

Për të arritur këtë, natyrshëm nuk mjafton një komision që shpërblen me meditje një tufë besnikësh partiak, por një përpjekje e gjithëmbarshme që përfshin nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës, drejtoratet komunale për arsim, ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Repbulikës së Kosovës. Vetëm një qasje e tillë që ka në qendër intervenimin nëpërmjet multi-sistemeve e bën të mundshëm rangimin më të mire në PISA.

Deri atëherë, ju bëftë mirë PIZA dhe vajtim të këndshëm”. /InLajmi

 

 

 

 

Tags: Fitim UkaPISAPsikologu
Postimi i mëparshëm

Prekëse: Fjalët e fundit të Diena Karanxhës, ajo nuk vdiq nga dhimbjet por nga mërzia për të bijën

Postimi tjetër

Qytetari i drejtohet Ramës, ku e kam gruan?

Të ngjajshme Postime

Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar
Lajme

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar

8 July 2025
Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm
Libri

Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm

3 July 2025
Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

29 May 2025
Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!
Libri

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

28 May 2025
Postimi tjetër
Qytetari i drejtohet Ramës, ku e kam gruan?

Qytetari i drejtohet Ramës, ku e kam gruan?

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu