Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta të mërkurën do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan.
Kjo është bërë e ditur nga komuna e Gjilanit, ku kanë njoftuar se Meta do të shkojë në familjen Abazi për ngushëllime ku si pasojë e tërmetit në Shqipëri kanë humbur jetën dy djemtë e kësaj familjeje.
Si pasojë e këtij tërmeti, humbën jetën 52 persona, derisa mbetën të lënduar rreth 700 të tjerë.
“Ju njoftoj se të mërkurën, presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, viziton Gjilanin.
Në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri Haradinaj dhe kryetari Haziri do tëqëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese.
Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media”, thuhet në njoftim./InLajmi/