Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një emision në Klan Kosova ka treguar se ku ka vepruar mirë e ku gabim në kohën sa ishte në qeverisje të shtetit.
“Negative që s’munda të bëj më shumë në arsim dhe për këtë më vjen keq. E dyta që kam pasur një Qeveri të madhe”.
“Pozitive që e kam kthyer sovranitetin në Kosovë, vendimmarrjen. Askush s’ka vendosur për Kosovën pos Kosova dhe Trepça e Ushtria”, ka thënë Haradinaj.

















