Pas dy orësh, ka përfunduar takimi ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky takim i cili u shoqëruar me 40 minuta pauze, nisi para pak çastesh, ndërsa tani ka përfunduar.
Kurti pas përfundimit të takimit ka thënë se avancim të negociatave kishte por marrëveshje ende jo.
“Kur të kemi marrëveshjen do flasim gjerë e gjatë. Ne negociatat tona avancim ka, por nuk ka marrëveshje. Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do ta shpalosim gjerë e gjatë. Këtu përfundon takimi, unë do të jem në kontakt me Mustafën”, ka thënë ai pas takimit.
Po ashtu edhe Mustafa ka konfirmuar se sot nuk ka marrëveshje për koalicion, ku ka treguar se ka pasur edhe cështje të tjera që janë diskutuar sot.
“Patëm një bisedë përmbajtjesore. Ne kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit. Kemi edhe çështjet tjera që janë biseduar sot. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të punojmë përpara. Dallimet tona do t’i tregojmë kur të përfundojnë bisedimet”, ka thënë Mustafa.