Komuna ka vendosur që t’i ndez dritat dekorative nëpër sheshet e Prishtinës për festat e fundvitit.
Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri, sivjet Komuna ka bërë ndriçimin dekorativ të kryeqytetit pa ceremoni, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se të martën rreth orës 03:55, disa zona të Shqipërisë u goditën nga një tërmet i fuqishëm, ku si pasojë 52 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjera kanë pësuar lëndime trupore.
https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/2474580176145207/