Unikornët apo kompanitë të cilat kanë kaluar vlerën e një miliard dollarëve, janë të pakta.
Ende më i kufizuar është numri i tyre në hapësirën e kriptovalutave.
Në këtë artikull, janë të listuara dhjetë bursat e kriptovalutave më me vlerë në botë.
Bitmain
Bitmain është kompania me vlerën më të madhe në botë në industrinë e kriptovalutave. Kjo bursë ka akumuluar këtë pasuri duke shitur harduerë për gërmimin e Bitcoinit, duke operuar miniera të kriptovalutave dhe tërhequr investitorë.
Aktualisht, Bitmain ka një vlerë prej 12 miliardë dollarësh.
Coinbase
Coinbase njihet për platformën e saj të tregtimit të kriptovalutave por ka edhe burime të tjera të ardhurash si Coinbase Custody që ofron shërbime për investitorët institucionalë dhe Coinase Commerce që ofron shërbime për tregtarët.
Kompania në muajin tetor të 2018-së ka njoftuar se kishte kaluar vlerën e 8 miliardë dollarëve.
Robinhood
Robinhood filloi si një platformë për tregtimin e stoqeve dhe filloi të shtonte tregtimin e kriptovalutave në vitin 2018.
Për momentin, kompania ka një vlerë prej 7 miliardë dollarësh.
Ripple
Ripple është kompania përgjegjëse për kriptomonedhën e tretë më të madhe në treg. Kompania gjithashtu operon disa shërbime pagesash të cilat ofrohen nën RippleNet.
Në muajin shtator të 2018-së, Forbes raportoi se kompania ka vlerë prej 4.7 miliardë dollarësh.
Kraken
Kraken është një tjetër bursë e kriptovalutave. Në muajin shkurt kompania pati një rritje të madhe, pasi bleu një platformë për tregtimin e kontratave “futures”.
Së fundi kompania mori një investim prej 13 milionë dollarësh, e cila ka rritur vlerën në 4 miliardë dollarë.
Circle
Circle është një kompani e shërbimeve të kriptovalutave, e cila nisi aktivitetin si një kompani e pagesave përpara se të ofronte shërbimi tregtimi dhe investimi. Circle është përgjegjës për kriptovalutën USD Coin.
Në vitin 2018, Circle arriti vlerën 3 miliardë dollarë pas një investimi 100 milionë dollarë.
Block.one
Block.one është kompania pas kriptovalutës së shtatë më të madhe në botë dhe konkurrentit kryesor të Ethereum, EOS.
Në muajin mars, Bloomberg raportoi se kompania vlerësohet me 3 miliardë dollarë.
Binance
Binance është bursa më e madhe në botë e kriptovalutave për nga volumi i tregtimit dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera si Binance Coin dhe Binance Chain.
Në muajin tetor, shefi ekzekutiv kompanisë Changpeng Zhao, tha se Binance vlerësoh BitMEX
BitMEX është një bursë e kriptovalutave e cila ofron kryesisht kontrata “futures” për investitorët.
Në vitin 2018, revista Times tha se vlera e kompanisë është 3.6 miliardë dollarë bazuar në fitimet vjetore, por vlerësime të tjera thonë se nuk e kalon 1 miliardë dollarë.
Canaan Creative
Canaan Creative është një kompani e cila renditet e dyta pas Bitmain për nga shitjet e harduerit të gërmimit të kriptovalutave. Mirëpo, fitimi i kompanisë ka qenë në rënie megjithëse ka ruajtur statusin e unikornit, transmeton telegrafi.
Vlera e kompanisë përllogaritet mes 2 miliardë dollarë deri në 3 miliardë dollarë.
et me 2 miliardë dollarë.