Aktualisht 500 persona janë duke qëndruar në kampin gjerman të Prizrenit, në të cilin janë strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Situata atje aktualisht është kaotike, për shkak se komuna e Prizrenit nuk po ka kapacitete dhe fonde për menagjimin e situatës.
Lidhur me këtë çështje ka folur. Në një konferencë për media edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe agjencitë e Specializuara.
Po ashtu, Haskuka ka bërë të ditur se në këtë kamp është duke u bërë regjistrim i detajuar i personave që vijnë aty.
“ Mbrëmë, e premte, kemi pasur një numër i madh i qytetarëve që janë ardhur në kamp për të kërkuar strehim, por për shkaqe sigurie nuk mund të tejkalojmë numrin e të pranishmëve dhe kapacitet që ofron kampi gjerman” tha Haskuka.
Haskuka po ashtu ka bërë të ditur se në dakordim me drejtorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” do të vendosen edhe 120 persona në sallën e sporteve të kësaj shkolle.
Haskuka njoftoi se në bashkëpunim me Drejtorin e Gjimanzit “ Gjon Buzuku “ Jeronim Susurin, janë dakorduar dhe 120 persona të vendosen në sallën sportive të kësaj shkolle, për të cilët ka kërkuar ndihma për sigurimin e ushqimit.
Ai tha se ushqimi deri më tash është siguruar falë donacioneve të bizneseve nga qyteti i Prizrenit dhe shoqërisë civile.
“Në bashkëpunim me OJQ do të funsionalizojmë një kuzhine mobile sepse është shumë problematike marrja e ushqimit nga jashtë dhe shërbimi personave të strehuar për shkaqe shëndetësore”, tha ai për lajmi.net
Sipas Haskukës, të strehuarve në këtë sallë të sporteve duhet t’i sigurohet një vend tjetër për të banuar, për shkak të kushteve jo të volitshme.