Kështu kishin shkruar në tabelēn e klasës, fëmijët dhe qytetarët e Prezëz, kur tek ta arriti mauneja me ndihma nga Shoqata “ESNAF”, nga Prizreni.
U desh vetëm 24 orĕ, që afaristët dhe bizneset anëtarë të Shoqatës “ESNAF” nē Prizren, (sikur edhe në shumë raste të tjera humanitare), të grumbullojne qindra pako me ushqime e veshēmbathje, pĕr qytetarët e goditur nga termeti katastrofal që përfshiu Durrësin me rrethinë.
Sipas Varis Gjejlani, kryetar i Shoqatës “ESNAF”, “Maunja me qindra pako me ushqime e veshëmbathje në një vlerë prej afro 35 mijë euro e cila u nis paradite nga Prizreni, në orët e pasditë, arriti në cakun e destinuar, në Prez. Por, Shoqata jonë, nuk do tē ndalet me kaq. Do te vazhdojme me ndihma të tjera, për qytetarë e Shqipĕrisë që pësuan nga termeti 26 nēntorit”, përfundoi Gjejlani. Osman Goranci/InLajmi