Mbrëmjen e sotme toka u lëkund sërish, duke krijuar shqetësim tek qytetarët që kanë përjetuar ditë të vështira që prej 26 Nëntorit. Një pasgoditje termeti u shënua orën 21: 53. Sipas raportimit në faqen e ESMS termeti ishte me magnitude 4.3 dhe me thellësi 10 km në detin Adriatik, shkruan news 24/7
Që prej mëngjesit të 26 Nëntorit, kur vendi u godit nga një tërmet 6.3 ballë, janë shënuar plot 1260 pasgoditje të tjera sizmike.